Sara e vogël, është shumë larg asaj që ne shohim sot
Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë padyshim çifti më në zë i momentit, të cilët pak ditë më parë u bekuan me frytin e bukur të dashurisë së tyre, bebushen Poem Blu.
Dyshja numëron pafund ndjekës në rrjete sociale madje edhe vajza e tyre ka tashmë një llogari personale, ku ka ndjekësit e saj (deri tani 25.9 mijë).
Pas bërjes publike të romancës së tyre, Sara u kthye në një ndër vajzat më të komentuara të showbiz-it, ndërsa sytë e të gjithëve ishin tek ajo.
Kemi pak kohë që e njohim, por jeni kuriozë të dini si dukej Sara para se të bëhej e njohur?
Në InstaStory, ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga fëmijëria e adoleshenca, ku fare lehtë mund të dallohet për shkak të tipareve të saj.
Në fakt, Sara nuk ka ndryshuar shumë dhe i ka qëndruar besnike natyrales, siç mund ta shihni në fotot e saj:
![]()
Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën.
