“Rastësia, mbret i botës”, Arbana bën të lumtur një baba të vetmuar nëpërmjet përzgjedhjes rastësore në Instagramin e saj
Arbana ka bërë mjaft njerëz të lumtur nëpërmjet emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” dhe për ata që e njohin nga afër e bën edhe çdo ditë në përditshmërinë e saj.
Por këtë herë ajo e ka realizuar qëllimin e saj të mirë nëpërmjet llogarisë në Instagram. Ajo ka ftuar ndjekësit të komentojnë emrin e një personit që duan që Arbana t’i dhurojë gjelin e detit të gatuar nga duart e saj.
Kot nuk thonë që rastësia është mbreti i botës. Nëpërmjet një përzgjedhjeje krejtësisht rastësore, fituesi është një baba i dy vajzave të cilat jetojnë jashtë Shqipërisë.
Irakliu jeton i vetëm pasi e shoqja i ka ndërruar jetë dhe dëshira e vetme e Brunës, vajzës së tij, ishte që ai të kishte me kë të trokiste gotën në Natën e Ndërrimit të Viteve.
Arbana e ka xhiruar këtë moment me kërkesën e Brunës dhe po ashtu e ka ndarë në Instagram duke na emocionuar të gjithëve, ashtu siç di të bëjë ajo. /Kids’ Time
https://www.instagram.com/tv/CJgkX82ApRV/?igshid=16ftco3o2igc6