Është përfolur për ndarjen nga Tuna dhe mbiemrin e Tianit, Patris Berisha reagon për herë të parë

Tuna dhe Patris Berisha janë kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve për historinë e tyre me ulje-ngritjet që kanë pasur. Prej kohësh flitet që në fakt Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës. Por si qëndron e vërteta?

Patris Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në Soiree me Jonida Shehun në Abc News, së bashku me vëllain e tij Robertin. Përballë një pyetësori nga Jonida Shehu, ata nuk kanë shpëtuar dot nga disa pyetje “të vështira”.

Robert Berisha ishte i pari që u përgjigj pa hezitim dhe pranoi që ka dy vite që është single.

Ndërsa Patris Berisha nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen e tij.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha.

Vëllezërit janë ndalur dhe kanë folur edhe për raportet që kanë me ish-vjehrrën.

Roberti tha: “Raportet i kemi aq të mira, saqë mami i Norës më thërret akoma dhëndri.

“Tani vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”, shtoi Patris Berisha

Një tjetër lajm shumë i diskutuar në media ka qenë fakti që Tuna ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Lidhur me këtë detaj kanë folur Robert dhe Patris Berisha mbrëmjen e sotme në “Soiree” me Jonida Shehun.

“Rene dhe Tian Berisha deri në vdekje”, thanë të njëzëri vëllezërit Berisha.

“Në Instagram mundesh t’ia bësh edhe Sali Berisha, por në certifikatë ashtu do të ngelet. E kanë emrin e bukur dhe mbiemrin më të mirë që shkon me çfarëdolloj emri”, shtoi Roberti.

Share With:
Translate »
442 Views