Rrëfehet Elisa Spiropali/ Që 16 vjeç kam pasur pasion politikën, qaja kur merrja 9 në shkollë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur për jetën private dhe për përfshirjen në politikë.
Spiropali tha se ka qenë një fëmijë i mbarë që qante kur merrte 9 në shkollë.
Socialistja deklaroi në Ora News se që kur ka qenë 16 vjeç i ka pasur pasion leximet politike.
“Kam qenë femijë shumë i mbarë, mund të them. Qaja po të merrja nëntë, po më rrinte mendja ama, nuk vija gjumë në sy, nuk më hahej bukë. Lexoja shumë dhe kishte raste kur mami im kalonte në atë dhomën ku unë isha duke lexuar, bërë detyrat dhe më thoshte t’i hiqja librat e të pushoja.
Unë kam pas një pasion për leximet politike, që 16 vjeç jam larguar nga Shqipëria për të studiuar në kolegjet e botës së bashkuar, në Kanadanë perëndimore, dhe isha te “Qemal Stafa” në atë kohë, fitova bursë, ishin 5 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Në atë kolegj m’u kultivua dëshira për të lexuar shumë politikë, histori”, theksoi ministrja