Almeda dhe Tolga – Çifti aspak supersticioz rrëfen para të gjithëve emrin e vajzës që pritet së shpejti

Almeda nuk e mbajti të fshehtë shtatzëninë, as fotot me barkun e rrumbullakosur, as simptomat që ka patur gjatë kësaj periudhe, as gjininë dhe tashmë as emrin.

Prezantuesja shqiptare dhe bashkëshorti i saj turk, aktori Tolgahan Sayisman ishin të ftuar në një emision televiziv turk ku folën më shumë për marrëdhënien e tyre dhe faktin që do bëhen prindër për herë të dytë.

Almeda tregoi se ajo dhe Tolga kanë menduar një emër për vogëlushen dhe duan ta quajnë atë Alina.

Çifti folën gjithashtu edhe për gjërat që nuk pëlqejnë tek njëri-tjetri. Tolga tha se Almeda është shumë kokëfortë si shqiptare që është dhe e ka të vështirë t’ia mbushë mendjen për diçka ndërsa Almeda u ankua se bashkëshorti vonohet shumë për t’u bërë gati.

Share With:
Translate »
397 Views