Cilat janë sfidat kur përpiqesh të mbetesh shtatzënë pas moshës 35 vjeç?
Shkaku më i zakonshëm i rënies së pjellorisë në lidhje me moshën është ovulimi më pak i shpeshtë.
Ndërsa gratë plaken, ato fillojnë të kenë cikle të herë pas hershme ku një vezë nuk lirohet si më parë.
Cilësia dhe sasia e vezës gjithashtu bie në vitet 30 dhe 40-ta të një gruaje.
Ndërsa numri i përgjithshëm i vezëve nuk mund të rritet, hulumtimet kanë treguar se cilësia e vezëve mund të përmirësohet.
Suplementet që përmbajnë acid folik dhe melatonin janë treguar për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së vezës dhe funksionit të vezoreve.
Gjithashtu, një grua që është e shëndetshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht ka më shumë të ngjarë të mbetet shtatzënë.

Ndërsa, duhet të keni kujdes të madh ndaj gjërave si alkooli, pirja e duhanit dhe kafeina të cilat mund të ndikojnë negativisht në pjellori.
Thuhet se mbipesha ose nën pesha gjithashtu mund të ndikojnë në pjellori poashtu, duke ndërhyrë në funksionin e hormoneve.
Andaj mbi çdo gjendje shëndetësore dhe ndërrime eventuale në mënyrën e jetesës ju duhet të këshilloheni me ofruesin e kujdesit shëndetësor për të arritur në një shtatzëni të suksesshme edhe pas moshës 35 vjeçe.