Humbi betejën me Covid-19, mesazhi i fundit i Kujtim Prodanit: “Po iki, vëlla!”

Kantautori Kujtim Prodani mbylli sytë përgjithmonë mesditën e sotme. Para 1 jave ai njoftoi se ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk mundi ta fitonte betejën me virusin tinëzar.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka ardhur shumë i papritur për të gjithë miqtë e tij, të cilët besonin se Prodani do e fitonte luftën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur e ka dhënë fillimisht Elton Deda, i cili ka ndarë një mesazh shumë prekës në rrjete sociale.

Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal… nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë… por do të të pres për një birrë kur të duash ti”, shkruan Deda në postimin e tij.

Së fundmi, këngëtari Ardian Trebicka, i ftuar në ‘Ftesë në 5’, ka treguar mes lotësh mesazhin e fundit që i kishte dërguar Kujtimi.

Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla!”, ishin këto fjalët e mesazhit të tij te fundit.

Më herët, në një status në rrjetet sociale, Trebicka shkruante se vekja e mikut të tij ‘i ka shkulur shpirtin’.

Mes reve te kesaj mbasdite çave qiejte miku im për të kënduar mes ëngjëjve me pianon , miken tënde siç e quaje. Më shkule shpirtin Kujte!!!”- shkru

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

Share With:
Translate »
991 Views