‘Ke qenë gjithmonë shoqja ime’ Nora Istrefi e pikëlluar pas humbjes së ish-vjehrrës
Nëna e vëllezërve Berisha, Robert dhe Patris, u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.
Pas statuseve të Robertit dhe Patrisit, një dedikim e bëri për të në rrjete sociale edhe Nora Istrefi, ish-gruaja e Robertit.


“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë i një gruaje me kaq shumë vlera të pushojë në paqe Teuta”, shkruan Nora për gjyshen e vajzës së saj Renee.
Pas ndarjes, Nora dhe Roberti kanë ruajtur një marrëdhënie korrekte dhe të paqtë për hir të vajzës.