Ivanka del kundër babait të saj, Trump ofendohet nga veprimi i të bijës

Pas trazirave në Kongresin Amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në marrjen e detyrës nga Joe Biden më 20 Janar. Por ndryshe do të veprojë vajza e tij, Ivanka Trump, e cila do të marrë pjesë. Kështu thotë për “Daily Mail” një burim i brendshëm në Shtëpinë e Bardhë.

“Ivanka është e shqetësuar për karrierën e saj politike dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin”.

I njëjti burim thotë se Presidenti Trump është kundër këtij vendimi, madje e ka konsideruar si “vendimin më të keq”.

“Ai tha se është fyerje që ajo dëshiron të marrë pjesë në inaugurim. Presidenti i tha vajzës së tij se do të ishte vendimi më i keq që do të merrte ndonjëherë”.

Por Ivanka po mendon për të ardhmen e saj politike. Pjesëmarrja në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek administrata e Biden, Ivanka Trump mendon se do të vlerësohet nga qytetarët, madje mund të fitojë mbështetës të rinj.

Share With:
Translate »
422 Views