Një baba si Gent Zenelaj, fundjava është gjithmonë e fëmijëve

Me të njëjtën buzëqeshje që gëzojnë në fytyrë, Gent Zenalaj ka ndarë një moment nga dita e sotme me të birin në makinë.

“Je ylli im polar”, ka shkruar aktori krah postmit, duke treguar dhe se sa i ngjason djali. Siç duket Genti dhe Danieli e kanë kaluar bashkë një pjesë të ditës së të shtunës, të cilën më parë kanë treguar se e kanë kaluar pranë detit, duke peshkuar a duke pjekur perime pranë zjarrit. Megjithatë me uljen e temperaturave Genti nuk ka rrezikuar më dhe aq shumë me të birin, por kanë ndarë një moment nga xhiroja e tyre me makinë.

Me fotot e ndryshme Zenelaj ka treguar se është një baba shumë i përkushtuar e se sa herë mundet dhe koha i premton, ia dedikon atë vetëm fëmijëve të tij, djalit Daniel dhe vajzës, Arias./revistawho.com

 

Share With:
Translate »
387 Views