Me fjalë zemre, Fifi i uron ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm të jetës së saj

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi, mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale.

Shpesh kemi parë në llogarinë e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e Fifit, familjarët e saj, miqtë më të afërt si dhe jemi njohur me mendimet e ndjesitë e këngëtares, të cilat na i ka treguar si në një ditar.

Sot, Fifi i ka kushtuar një shkrim të rëndësishëm njërit prej meshkujve me më shumë peshë në jetën e saj.

Vëllai i këngëtares feston ditëlindjen, ndaj ajo i ka kushtuar disa fjalë zemre emocionuese.

“Te ti e gjoj mbeshtetjen e vllaut e te shokut te ngushte . Ty t’kom krahe t’djathte ❤️ Mezi kom prit ti mu rrit e met pas bashkeudhetar ne rrugetimin tem .

MA GEZOFSH DITELINDJEN E 19 ???? TE DUA I VOGLI JEM @_muhaamedracii ❤️”- janë fjalët e saj krahas fotos me vëllain.

 

Share With:
Translate »
427 Views