Dhurata Dora publikon videon më të ëmbël me Poem Blu
Dhurata Dora ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me Poem Blu, edhe pse ajo është ende shumë e vogël. Mami Sara na ka treguar më herët se Poem është afeksionuar aq shumë me Dhuratën, sa e zë gjumi menjëherë kur ajo i këndon një këngë.
![]()
Ndërkohë sot ka qenë Dhurata ajo që ka publikuar një nga videot më të bukura që kemi parë deri më tani me Poemën. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video, ku shihet duke mbajtur në dorë vogëlushen e Ledrit e Sarës dhe duke luajtur me të. Siç duket e vogla e ka shijuar shumë këtë moment përkëdhelie, teksa shfaqet duke qeshur me Dhuratën. Këngëtarja nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë çast kaq të bukur dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit, duke treguar se është kënaqur shumë.
