Arbana sapo na prezantoi me Diellin në mes të dëborës që shkriu zemrat e të gjithëve
Arbana është treguar e rezervuar gjatë shtatzanisë së parë dhe rritjes së Jonit.
Por mesa duket nuk do të bëjë të njëjtën gjë me Diellin. Ajo na tregoi vetë publikisht se ishte në pritje të ëmbël dhe nuk na ka kursyer momente.
Sot ajo na prezantoi me Diellin gjatë pushimeve të saj dimërore në Bogë dhe ne pamë se sa është rritur vogëlushi. Veç kësaj ajo duket se po e mëson atë me praninë e kafshëve, njësoj si me Jonin i cili i do po aq shumë.
Tani presim një portret familjar që shpresojmë mami Arbana të mos na e kursejë. /Kids’ Time
