Genc Fuga rrëfehet për divorcin dhe vajzën nga martesa e parë: Më ngjan shumë
Genc Fuga ka folur për herë të parë për martesën e tij të parë dhe vajzën e madhe. I ftuar në “Historia Ime”, aktori dhe regjisori i njohur tregoi se e bija është 21 vjeçe dhe aktualisht studion në Gjermani. Genci thotë se i ngjan shumë, në pamje dhe në personalitet e që mezi pret ta takojë kur të hapen sërish rrugët.

Fuga u pyet në lidhje me arsyen e divorcit me nënë e vajzës dhe tha: “Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje”.
Genci është i martuar me aktoren Eni Jani dhe janë bashkë prindër të dy vajzave Stina dhe Ajri.