E ëma feston ditëlindjen, Arbana Osmani e uron me foton epike
Përpos Shën Valentinit, në familjen e Arbana Osmanit ka dhe një tjetër festë. E ëma feston ditëlindjen dhe moderatorja e ka uruar publikisht.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto epike të saj, teksa shihet në gjumë dhe me një maskë në fytyrë. Arbana ka treguar se e ëma gjithmonë ankohet për fotot që i bën ajo.

“Gëzuar ditëlindjen për mamin tim, e cila ankohet gjithmonë që unë nuk i bëj foto të mira”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.



