“40% e të ardhurave të mia i merr rritja e djalit”, gazetarja e njohur: Si prind i vetëm më duhet…
Ekspertët e ekonomisë kanë dalë në përfundimin se shpenzimet për të rritur një fëmijë zënë 22 për qind të buxhetit familjar. Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzon rreth 85 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave.
Një fëmijë ka kosto. Duke filluar nga shpenzimet e paralindjes, paketat mjekësore, ekot, procesi i lindjes. Nisur nga këto të dhëna lind pyetja, a janë në gjendje prindërit shqiptar të mbulojnë shpenzimet e nevojshme të domosdoshme për të pasur një fëmijë?
Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku në studio ishte e ftuar gazetarja e njohur, Fjodora Fjora, e cila tha se “të rrisësh një fëmijë në ditët e sotme është e vështirë”.
“Është shumë alternative se sa shpenzon një familje për fëmijën e vet. Edhe unë si një prind i vetëm, për mua shkollimi është më problem. 40 për qind të të ardhurave të mia i merr djali. Si prind i vetëm më duhet edhe një babysister, një kurs privat. Minimumi 40 për qind të të ardhurave të mia i merr rritja e djalit”, tha Fjodora.
E pyetur nëse mendon që të ketë një fëmijë tjetër, gazetarja tha: “Vetëm jo”.
“Do të bëhemi një shtet i plakur shumë shpejt, pasi po lindin shumë pak fëmijë. Ajo që kam në mendje është që të ul konsumimin. Se tani duan celular dhe tablet, edhe pse jeta po na çon drejt kësaj gjëje. Do apo nuk do ti, duhet t’i kesh pasi edhe mësimi po bëhet online”, tha ajo.