E njihni? Si rrallëherë Sabri Fejzullahu publikon foto me djalin e madh nga martesa e parë
Këngëtari i dashur pë publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, poston herë pas here në profilet e tij në rrjetet sociale, fotografi familjare. Jemi mësuar që të shohim foto me bashkëshorten e tij, të cilës i bën edhe dedikime mjaft romantike apo edhe me djalin, Ermal e familjen e këtij të fundit.

Por ju e dini se Sabri ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë, Armendi dhe Adelina. Së fundmi, këngëtari i njohur ka publikuar në “Instagram” një fotografi me djalin e madh.

“Djali i jem i madhi Armend – Votra”, shkruan këngëtari bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime menjëherë. Për ju nuk është i panjohur emri i Armendit, pasi edhe ai është një muzikant si babai dhe vëllai i tij, Ermali.
