Gjendja e rrallë e COVID që prek fëmijët, mjekët sqarojnë: Ja si ta dalloni

Mjekët kanë zbuluar vendet dhe llojet më të zakonshme të skuqjes së lëkurës tek fëmijët, që lidhet me një gjendje të rrallë hiperinflamacioni të lidhur me koronavirusin.

Gjendja e rrallë e COVID që prek fëmijët, mjekët

Pacientët me këtë gjendje të rrallë u  diagnostikuan për herë të parë në vitin 2020, pasi mjekët vunë re se disa fëmijë kishin zhvilluar inflamacion në një sërë organesh, pas ekspozimit ndaj COVID, duke thënë se kjo mund të jetë edhe fatale.

Gjendja e rrallë e COVID që prek fëmijët, mjekët

Mjekët thonë se diagnostikimi i kësaj gjendje ka rezultuar i vështirë, pasi shumë nga simptomat, duke përfshirë skuqjen, ethet dhe shqetësimet gastrointestinale, janë të ngjashme edhe me simptoma të sëmundjeve të tjera, të zakonshme te fëmijët.

Gjendja e rrallë e COVID që prek fëmijët, mjekët

Mjekët sqarojnë se skuqjet në lëkurë që lidhen me gjendjen e rrallë të COVID, zakonisht shfaqen në gjymtyrët e poshtme, në pjesën e brendshme të kofshëve dhe gjoks. Ato paraqiten si rrathë të vegjël me një njollë të kuqe më të errët në qendër.

Share With:
Translate »
1168 Views