E rëndë/ Përplaset nga makina, ndërron jetë 7-vjeçarja në Vlorë
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku pas përplasjes nga makian ka ndërruar jetë një vajzë 7-vjeçare.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Gazetari i Ora News në Vlorë, Edi Ruçi njofton se bëhet fjalë për shtetasin Eltar Shaskaj.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak.
Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.