“30 tullumbace dhe pëllumba do lëshohen sot në qiell”/ U hodh nga Sanatoriumi, gjesti prekës i stilistes për ditëlindjen e djalit

Xhino Koça, djali me portretin e qeshur nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. Sot, ai do të festonte 30-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë, familja e tij ka vendosur ta kujtojë në një mënyrë të veçantë.

Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instastory, ku ndër të tjera shkruan: “Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos.

Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit, duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi 29-vjeçarin mbeten mister, për shkak se edhe vetë spitali “Shefqet Ndroqi” u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali i stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

“30 tullumbace dhe pëllumba do lëshohen sot në

“30 tullumbace dhe pëllumba do lëshohen sot në

“30 tullumbace dhe pëllumba do lëshohen sot në

“30 tullumbace dhe pëllumba do lëshohen sot në

Share With:
Translate »
4539 Views