Nga 40-vjeçarja e divorcuar tek gjyshja që është në kërkim të “shpirtit binjak”, ja kush janë konkurrentet e “PërPuthen 40”
Katër konkurrente femra i janë bashkuar “PërPuthen40” mbrëmjen e sotme, ndërsa zonjat simpatike u prezantuan në mbrëmjen e sotme të “PërPuthen” Prime.
Njëra prej tyre është Gilberta Simoni, 43 vjeç, nga qyteti i Lushnjës dhe me profesion mësuese.
Konkurrentja tjetër është Erlinda Ogreni është 40 vjeçe, e divorcuar dhe me një vajzë 12-vjeçare. Ajo është me origjinë nga Lushnja ndërsa aktualisht jeton në Tiranë dhe ka një biznes privat.
Luljeta Nallbani, një pensioniste 64-vjeçare iu bashkua po ashtu programit. Ajo jeton në Fier dhe është një zonjë pa komplekse.
Ndërsa Shqipe Rexha është me origjinë nga Tirana, 62 vjeçare. Ajo është bërë gjyshe por vjen në “Përputhen40”, për të gjetur gjysmën e saj më të mirë.