Situatë alarmante në Durrës! Infektohen me koronavirus 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë, pasi numri i të infektuarve dhe viktimave sa vjen e rritet duke shënuar rekorde të reja çdo ditë. Sipas FaxNews 30 fëmijë të një çerdheje në zonën e Spitallës në Durrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Vlen të theksohet se pandemia në vendin tonë e jo vetëm është në një fazë të saj, ku përhapja e infektimeve te moshat e reja dhe vogolëshët sa vjen dhe po shtohet. Sakaq, situata në spitalin e Durrësit është shumë shqetësuese pasi janë të shtruar 62 pacientë ndër të cilët 9 ndodhen në Reaminacion, ndërsa familjarët shprehen se në këtë spital ka mungesë stafi. Ndërkohë pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar të cilët kanë edhe sëmundje shëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel.

Share With:
Translate »
384 Views