“Kishin frikë për ngjyrën e Archie”, komentet u bënë nga William dhe Kate? Flet përfaqësuesi i familjes mbretërore
Një përfaqësues i familjes mbretërore ka pohuar se nuk ka qenë Mbretëresha apo Duka i Edinburgut që ka bërë një koment në lidhje me ngjyrën e lëkurës së fëmijës së Princit Harry dhe Meghan Markle.
Kjo e fundit tha se familja mbretërore kishte frikë për ngjyrën e lëkurës që do të kishte fëmija e saj, Archie, koment ky që shokoi pak.
Chris Ship tha: “ Ishte një bisedë që Harry e bëri më anëtarët e familjes së tij. Duhet të jem i qartë këtu, më kanë thënë që nuk ka qenë Mbretëresha apo Duka e Edinburgut që e ka bërë një koment të tillë, por anëtarët e tjerë të familjes”.
I pyetur nëse kishin qenë William dhe bashkëshortja e tij, Kate, ai tha se nuk mund të tregonte më tej.