Para se bebi i saj ta bëjë Afërditën mami, një bebe tjetër e bëri hallë

Afërdita Dreshaj po përjeton gëzime të njëpasnjëshme. Së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të parë, por sot një tjetër bebe ka ardhur në familjen e saj. Vëllai i saj është bërë baba dhe Afërdita ka marrë epitetin e hallës.
Lajmin e bukur modelja e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke shprehur lumturinë e duke zbuluar emrin e të porsalindurit.
“Vëllai im dhe kunata ime sapo u bënë me bebe. Urime, na bëtë më të lumtur se kurrë. Mezi presim ta takojmë Martinin dhe e duam shumë”
“Jam bërë hallë! Ti je kaq special dhe emri yt është akoma më shumë special”-shkruan Afërdita duke publikuar edhe foto të vogëlushit.

  

Share With:
Translate »
620 Views