Pas disa aborteve rresht, aktorja e famshme jep lajmin e mirë: Shtatzënë për herë të parë

Aja Naomi King do të bëhet nënë. Ylli i serialit të famshëm “How to get away with murder” nuk e pati të lehtë. Ajo ka pësuar dy aborte rresht dhe këtë herë nuk ishte aq e sigurtë nëse duhet ta ndante apo jo lajmin e mirë. Por meqë faza e rrezikut ka kaluar dhe gëzimi ishte i madh, e ndau me të gjithë.

Ylli i ‘How to get away with Murder’ shtatzënë pas disa

“Kam ndjerë se ka kaq shumë njerëz të tjerë me përvoja shumë më të vështira se e imja. Pavarësisht nga madhështia e mendjes suaj dhe se sa e vështirë duket situata në mendjen tuaj, dhimbja është dhimbje dhe humbja është humbje, pavarësisht nga shkalla. Dhe sapo të prekeni nga diçka e tillë, ajo mbetet me ju përgjithmonë. Dhe nuk do gënjej, ka qenë e vështirë të mos mbaj frikën time me vete gjatë gjithë kësaj shtatzënie. Shumë e vështirë të besoja se ky fëmijë do të ishte në rregull. Se kjo dhuratë e bukur do të mbetet përgjithmonë. Dua thjesht t`ju them se nëse e keni kaluar këtë ose po e kaloni këtë, nuk keni pse ta mbani peshën vetëm”, shkruan Aja.

Share With:
Translate »
448 Views