Doktor Geri që humbi jetën nga COVID, shok i fëmijërisë së Rudina Xhungës: Do doja që QSUT të merrte emrin tënd, sepse ti ishe mjek

Gazetarja Rudina Xhunga ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një mesazh për mikun e saj të fëmijërisë Doktor Gerin i cili ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Ajo shkruan se do të dëshironte që QSUT të merrte emrin e tij për shkak se ai i dha besim emrit “mjek” gjatë ushtrimit të profesionit.

Statusi i Rudina Xhungës:

Mami dhe teta Buqe, kur une dhe Geri nuk kishim lindur ende. Doktor Geri, buzeqeshja e endokrinologjise. Qe iku kaq pa fjale, kaq pa kerkuar asgje, ai mjeku me i mire i QSUT. Qe i ka mbushur rrjetet sociale me lot, sic mbushte me gaz , korridoret e pavioneve ku punoi dhe vdiq ne krye te detyres, ne lufte me covid 19. Do doja qe QSUT te merrte emrin tend, sepse ti i dhe besim emrit mjek. Dr Geri lamtumire!

Share With:
Translate »
406 Views