Gaia e Oltës merr dhuratën më të veçantë për 8-mujorin
Viti i parë kur vjen në jetë një bebe është i mbushur me shumë emocione por edhe me shumë sheqer. Çdo muaj, prindërit e rinj përgatisin tortë në datën e lindjes. Njësoj ka bërë edhe Olta Boka e cila për 8-mujorin e vogëlushes së saj ka festuar me një tortë shumë të veçantë.
Torta është në formën e librit të Abetares. Ajo që e bën akoma më të veçantë është se mbi kopertinën e librit (tortës) është edhe emri i njërit prej autorëve Shezai Rrokaj i cili është njëkohësisht dhe gjyshi i Gaias. A ka dhuratë më të bukur?! /Kids’ Time


