Identike! Sara Hoxha na tregoi të ëmën dhe s’po u besojmë syve sa shumë ngjajnë!
Që prej bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën, Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.
Të gjithë u bënë kuriozë për partneren e Ledrit, një vajzë e thjeshtë dhe e ëmbël e cila i bëri të gjithë për vete.
Sara mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale, ku numëron mijëra ndjekës dhe së fundmi kemi pritur me padurim foto e video të sajat me Poem Blu.
Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, ndërsa së fundmi na ka treguar mamanë e saj, e cila feston ditëlindjen.
Na bëri përshtypje fakti që Sara dhe e ëma ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën, sa s’po i besojmë dot syve.
![]()
“Të uroj gëzuar ditëlindjen e bukura ime.”- ka shkruar Sara krahas postimit.
Në dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.