Grida Duma: Kam lindur në mënyrë natyrale dhe e kam ushqyer djalin me gji, kështu fëmijët janë më inteligjentë
Grida Duma ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina”, ku zbuloi më shumë nga jeta e saj private, për të cilën nuk flet shpesh. Gjatë emisionit, Grida iu përgjigj edhe pyetjeve të qytetarëve ku një zonjë iu drejtua: “Deri në cilën moshë e ke ushqyer djalin me gji?”
Grida tregoi se djalin e ka ushqyer me gji deri 6-muajsh ndërsa theksoi se lindjen e ka bërë natyrale pasi një infermiere i kish treguar se kjo ndikon në koeficentin e inteligjencës së fëmijës.
“E kam ushqyer me gji deri 6-muajsh. Dhe po ashtu duhet thënë që kam lindur natyralisht, kam patur fatin ta kryej lindjen në Kopenhagen dhe ajo që më ka bindur është një infermiere që më ndiqte gjithë kohën, e cila më tha se lindja natyrale e shtyn fëmijën të ketë një koeficent inteligjence më të lartë”-tha Grida.