Fjolla flet për herë të parë mbi shtatzëninë

Prej disa ditësh është përfolur se Fjolla Morina është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit ku ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe një video e postuar nga Fisniku ku binte në sy barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Së fundmi Fjolla dhe Fisniku kanë dhënë një intervistë për “Prive” në shtëpinë e tyre dhe nuk mungoi pyetja për shtatzëninë.

“Kismet. Si ta ketë shkruar Zoti”, u përgjigj Fisniku ndërsa Fjolla i shtoi dyshimet duke thënë: “Se di, mbetet me shku tek doktori. Më mirë s’po fol se mos më merrni m’sysh”.

Kujtojmë që Fjolla dhe Fisnik u martuan në Maldive pak ditë më parë, me një ceremoni mahnitëse pranë detit.

Share With:
Translate »
3947 Views