E bija feston 5-vjetorin, Emina poston fotot e rralla nga lindja: Më kujton nënën time
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është nënë e dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya. Ditën e sotme vajza e madhe feston 5-vjetorin e lindjes, e sigurisht që ajo është mjaft e lumtur.

Në ditën e veçantë të Ella-s, Emina ka vendosur që në rrjetet sociale të ndajë me ndjekësit imazhet më të bukura me vogëlushen e saj. Modelja ka postuar disa fotografi pas ardhjes në jetë të vajzës, në të cilat ajo shihet duke qarë nga lumturia.
E sigurisht që Emina edhe i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla të voglës së saj, me të cilat ka emocionuar fansat e shumtë. Modelja shprehet se Ella i kujton nënën e ndjerë për shkak të karakterit të saj.

“Vogëlushja ime Ella Faria. Sot ti bën 5 vjeçe dhe më kujtohet si dje kur mund të të mbaja me një dorë. Të të shoh ty teksa formohesh si një njeri kaq i ëmbël dhe i kujdesshëm më kujton nënën time. Si të ishe një dhuratë për mua, pasi ajo më la. Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Një ditë që nuk do e harroj kurrë. Ndjenja më e bukur, Ella Faria që erdhi tek ne. Lot gëzimi dhe bekime”, ka shkruar Emina.

