Eni Vasili fotografohet me barkun e rrumbullakosur duke bërë shopping pë bebin që mesa duket i mësuam gjininë

Është një lajm, të cilin duhej ta prisnim si një zhvillim normal në jetën e një çifti, por gjithsesi nuk mund ta mohojmë se jemi surprizuar jo pak kur e mësuam atë.
Gazetarja e njohur dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë së shpejti për herë të parë.

Një nga arsyet që lajmi na surprizoi, është se gazetarja del katër herë në javë në ekran, është shumë aktive në tryezat e debatit të nxehtë të politikës, e cila këto ditë fushate është ndezur edhe më shumë dhe askush nuk dyshonte që ajo, krahas projektit të saj profesional, kishte nisur diçka shumë më të madhe se kaq, të zgjerojë familjen e saj me fëmijë.


Dhe këtu nuk po flasim për fillimin e një shtatzanie, por muajt kanë kaluar tashmë dhe gazetarja e njohur pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, diku nga vera.
Tani që mësuam lajmin mbi shtatzëninë e zonjës Vasili, u fokusuam mbi disa detaje të portretit të saj dhe në fakt duhet thënë se po të ishim të vëmendshëm do ta kishim kuptuar se kishte diçka ndryshe. Muaj më parë vërehej një portret disi i zbehtë i saj, ndërsa tani duket disi më ndryshe.
Mëmësia i ndryshon gjithmonë zonjat dhe gjithmonë për mirë. Por pse vendosi Eni Vasili që të bëhet nënë pikërisht tani? Ne u përpoqëm të mësojmë më shumë detaje dhe miq të saj të ngushtë, të cilët duhet thënë se janë të paktë, na rrëfejnë se Vasili ka dëshiruar gjithmonë që të ketë fëmijë, por impenjimet e saj profesionale, të cilat i marrin shumë kohë dhe energji, kanë bërë që këtë plan ta shtyjë vazhdimisht në kohë.


Edhe kur në jetën e saj hyri Armandi, inxhinieri elektronik i cili la Londrën për dashurinë me gazetaren, përsëri projekti i zgjerimit të familjes dukej disi i largët.
Më në fund, duket se zonja Vasili ka arritur të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj, duke larguar dilemat se mos shtatzënia do të cënonte karrierën në ekran. Në fakt, diçka e tillë nuk ka ndodhur.


Paparazzi i ka fotografuar disa ditë më parë në barin e një hoteli në kryeqytet më pas duke blerë sende për bebe në një qendër tregtare aty pranë dhe mesa kuptojmë nga veshjet që po shikojnë duket se po presin një vajzë.

Tani, gjatë kohës së fushatës, zonja Vasili është përsëri nga e hëna në të enjtë në ekranin e “Top Channel”, duke përcjellë debatet dhe lajmet mbi fushatën elektorale për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ne i urojmë punë të mbarë dhe shtatzani të lehtë!

Share With:
Translate »
3178 Views