Cindy Marina merr përsipër operacionin e vogëlushes që nuk mundej të ecte

Në programin ‘Stop’ në Klan Tv, u transmetua rasti i së voglës Noemi, e cila ka nevojë për një operacion në shtyllën kurrizore, që mund të realizohet vetëm në Turqi. Rasti u transmetua para më shumë se një jave dhe u bë thirrje për ndihmë, pasi e vogla nuk mund të ecë dhe familja është shumë e varfër për ta përballuar operacionin me vlerë rreth 30.000 dollarë.

Shuma u mblodh dhe lajmin e bënë të ditur drejtuesit e programit investigativ. Ndër donatorët është edhe Cindy Marina, Miss Shqipëria 2019, e cila ka dhuruar plot 15.000 dollarë për këtë rast.

Cindy ka lindur dhe jeton në SHBA. Miss-i ka një fondacion bamirësie me të cilin shpesh ndihmon familjet në nevojë dhe Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër.

Share With:
Translate »
793 Views