“Ai nuk ishte vetëm një moment në kohë”, modelja e famshme zbulon planet pas abortit: Duam shumë fëmijë
Pas dështimit të shtatzënisë, Chrissy Teigen, ka zbuluar së fundmi se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, janë duke planifikuar që të kenë shumë fëmijë. Modelja e famshme ka dhënë një intervistë për revistën “People”, ku është shprehur se nuk mund ta imagjinojë jetën pa shumë fëmijë.
Gjithashtu Teigen ka thënë se shpreson që të ndihmojë njerëzit e tjerë, të cilët kanë përjetuar një situatë të ngjashme si e saj.
“IVF nuk është një opsion për shumë njerëz dhe duhet të jetë. Nuk duhet të jetë një përpjekje kaq e shtrenjtë për një grua që përpiqet të krijojë një fëmijë”, ka thënë modelja.

Nga ana tjetër, Teigen zbuloi edhe mënyrën se si ka vendosur me partnerin John të përkujtojnë fëmijën e tyre të tretë, një djalë që e humbi vjeshtën e kaluar.
“Ne po ndërtojmë një shtëpi të re dhe do të mbjellim një pemë. Arsyeja është që unë doja që hiri i Jack-ut të ishte në atë tokë dhe të ishte me ne gjatë gjithë kohës, të rritet përmes gjetheve të bukura, të ishte gjithmonë një pjesë e jona. Ai nuk ishte vetëm një moment në kohë. Ishte i vërtetë për ne, e donim shumë”, ka thënë modelja e famshme.