“Babush gëzuar ditën tënde”, Dojna kujton të atin e ndjerë me njerëzit më të dashur
Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku duken motra dhe nëna e saj duke drekuar së bashku.
Nëpërmjet kësaj videoje, ajo emocionon me fjalët dedikuar të atit të ndjerë.
“Babush gëzuar ditën tënde. Siç e sheh asnjëra nga ne nuk ka ndryshuar”, shkruan moderatorja në dedikimin e saj për babain.
Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë e foto shumë të veçanta në rrjetet sociale.
