Rama: Mandatin e tretë s’e dua për vete, të ishte për mua merresha me Zahon

Nga Fieri kryeministri Edi Rama tha sot se mandatin e tretë nuk e do për vetë, por për shqiptarët. Kryeministri u shpreh se po të mos kishte bindjen që ky është moment kyç, nuk do e harxhonte kohën kot, por do të merreshe me Zahon se është 1 milion e 100 herë më të denjë se Basha, Kryemadhi, Meta dhe Berisha.

“Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht, në mënyrën më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’– tha Rama.

Share With:
Translate »
333 Views