Bashkëshorti vrau gruan shtatzënë, “gocat e Bostonit” në ndihmë të 2 fëmijëve që mbetën jetimë!

Në emisionin e mëngjesit “Sot me Xhesin” ishin të ftuara në lidhje skype Elvina Struga dhe Edlira Avdulla të cilat folën mbi nismën e tyre më të fundit për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve jetim të Irvana Hykës, një nëne shqiptare, e cila ra pre e dhunës së bashkëshortit të saj me pasojë vdekje.

Vrau bashkëshorten shtatzënë në Fier/“ Gocat e

Edlira dhe Elvina u shprehën për Dritare se ky rasti duhet të kishte patjetër vëmendjen dhe mbështetjen e duhur nga të gjithë.Ngjarja ka ndodhur në Fier ku viktima shtatzënë me kredenciale Irvana Hyka është goditur në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj dukë mos i mbijetuar 31 goditjeve me thikë. Autori i krimit, Demokrat Medinaj 29 vjeç , u gjet i vdekur nga policia një ditë pas ngjarjes së rëndë. Tashmë dy fëmijët e mitur të çiftit që nuk jeton më, po qëndrojnë me familjarët e Irvanës. Për t’i ardhur në ndihmë grupi i quajtur “Gocat e Bostonit” ka ngritur tashmë një platformë online dhurimi fondesh “Gofundme” ku ftojnë të gjithë shqiptarët në Amerikë por jo vetëm, të kontribuojnë në ndihmë të dy fëmijëve./dritare.net

Share With:
Translate »
445 Views