“Unë të linda, por në fakt ti…” Klea ka dy fjalë për Kird
Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë këtë vit.
Tani kanë një familje tepër të bukur dhe vetëm disa muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.
I vogli rritet dita-ditës dhe Klea i ka shtuar dozat e përditshme të fotove e videove të të voglit, që na kënaqin sytë!
Sot, Kridi është argëtuar pafund duke luajtur me shokët e tij dhe ajo që gëzohej më shumë ishte mami Klea. Moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj në foto të të birit, teksa shkruan:
“Po, unë të linda, por në fakt ti më dhe jetë mua”