Pezullohen fluturimet në Rinas, Çiljeta Xhilaga bashkë me të birin mbeten në aeroport me valixhe në duar
Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Rinasit duke mos ditur se çfarë të bëjnë për shkak të pezullimit të fluturimeve.
Çiljeta Xhilaga është një ndër personat të cilët po pret për rifillimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.
Në fotot e publikuara Çiljeta bashkë me djalin e saj, Fernandon po presin në ambjentet e jashtme të aeroportit për një njoftim të dytë.
Aeroporti i Rinasit prej ditës së djeshme ka stopuar punën për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror pas uljes së pagave të tyre nga 4.400 dollarë në 2.200 në muaj.