Së shpejti nënë për herë të tretë, Emina Çunmulaj zbulon gjininë e bebushit në mënyrën më të bukur

Emina Çunmulaj shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja shqiptare përmes një fotografie të ëmbël me dy vajzat e saj, Mia Soraya dhe Ella Faria. Ajo ka pozuar me vogëlushet dhe të trejja mbajnë veshur një trupore të zezë, që i zbulon Eminës barkun e rrumbullakosur. Përmes veshjes, Emina ka zbuluar edhe gjininë e bebushit.

Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhet në truporet e vajzave, që do të thotë se Emina është në pritje të një djali.

Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, ka shkruar Emina përkrah fotos.

 

 

Menjëherë ajo ka marrë qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh.

Share With:
Translate »
2890 Views