“S’jam ende gati”, Khloe Kardashian na i preku zemrat me urimin e ditëlindjes për True

Koha ka kaluar kaq shpejt dhe vogëlushja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, True, është tashmë tre vjeç.

Ajo lindi në një periudhë jo fort të mirë për mamanë dhe babain e saj, pas ngjarjes së bujshme të tradhtisë së basketbollistit. Megjithatë, duket se kohët e errëta janë lënë pas dhe True është tashmë tepër e lumtur me dy prindërit e saj, që vendosën t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit.

Për ditëlindjen e të bijës, Khloe ka organizuar një super festë në shtëpi, me tollumbace të pafundme në ngjyrë rozë. Krahas postimit, ajo i shkruan edhe një urim prekës të bijës.

“Dhe sa hap e mbyll sytë, ti je 3 vjeç. Gëzuar ditëlindjen e ëmbla ime True! S’jam ende gati që ti të jesh 3. Më vjen për të qarë çdo herë kur të thërras e vogla True dhe ti më korrigjon. Me zërin më të ëmbël më thua “S’jam e vogël, jam një vajzë e madhe.” S’jam ende gati që ti të jesh një vajzë e madhe, por duhet të dish, s’ka rëndësi çfarë moshe do të kesh, do të jesh gjithmonë e vogla ime True. E ke ndryshuar jetën time më shumë sesa e mendoja. Je shoqja ime e ngushtë, bekimi im më i madh. E gjithë bota ime. Të të shoh të rritesh ëshë krenaria ime më e madhe. Ta shikosh jetën nëpërmjet syve të tu është diçka speciale. Eshtë magjike. Do ta vlerësoj gjithmonë çdo moment që kaloj me ty. Ti më bëre realitet çdo ëndërr që kisha për kur të bëhesha nënë. Faleminderit që më zgjodhe mua. Zot, faleminderit që më bekove me një ëngjëll. Gëzuar ditëlindjen e vogla ime True.”- ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
439 Views