Bab’ e bijë, kënga që do të bëhet refren i familjeve shqiptare
Marrdhënia ‘Bab’ e bijë’ është e lashtë sa vetë bota kush është vajzë e kupton këtë më së miri.
Këngëtarët botërorë i kanë kushtuar shumë këngë kësaj ndjenje të pastër, por në shqip na mungonte një këngë e tillë.
Këngëtarja e re Aroilda Albrahimi sapo na e plotësoi këtë mungesë dhe me siguri kjo këngë do të bëhet refren i shumë vallëzimeve të para nëpër dasma, apo përcjellje të vajzës nga shtëpia.
Aroilda e ka shkruar vetë tëkstin, ndërsa për muzikën është kujdesur Lind Islami.
Dëgjoje më poshtë dhe dërgoja babit tënd.