Ajka ndihmon mamin dhe babin me punët e shtëpisë dhe këto video janë kaq të ëmbla
Ndryshe nga zakonisht, këtë fundjavë çifti shumë i dashur nga publiku ka vendosur ta kalojë në shtëpi.
Besi dhe Xhensila së bashku me të voglën e tyre, Ajka janë kujdesur për kopshtin e shtëpisë, duke mbjellur lule.
Ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar disa video, në të cilat shihet Besi duke mbjellur lulet në kopësht, ndërsa po i ndihmonte edhe vogëlushja. Ajo bashkë me Besin mbollën dhe ujitën lulet në saksi, ndërsa këngëtarja po i shikonte nga afër.
Më pastaj, ajo tregoi se edhe vet i është përveshur punës, duke filluar të ujisë lulet që i kishte mbjellur Besi në mëngjes.
Familja Kallaku dukeshin shumë të lumtur teksa po merreshin me të njëjtin aktivitet dhe padyshim se po kalonin kohë së bashku.