Pastrimi i membranës, një nga teknikat efektive në nxitjen e lindjes

Pastrimi i membranës është një procedurë e cila ndihmon në nxitjen e lindjes te gratë shtatzëna.Ky pastrim nuk ka për qëllim çarjen e qeses amnitoike, por të stimulojë lirimin e hormoneve të njohura si prostaglandina.Prostaglandinat janë hormone që shkaktojnë kontraksione të muskujve të lëmuar.

Pastrimi i membranës është një teknikë e përdorur shpesh nga profesionistët shëndetësore, atëherë kur një shtatzëni kalon përtej javës së 40-të shkruan VeryWellFamily,

Një shtatzëni e cila zgjat deri në 42 javë apo më shumë mund të shkaktojë komplikime te foshnja, si:

-Makrosomi: Një gjendje nga e cila fetusi peshon më shumë sesa duhet.

-Sindroma Postmatyrity: Kur fetusi lindë me një trup të gjatë dhe të dobët, shumë flokë dhe lëkurë të hollë.

-Lëngu amniotik zvogëlohët: Kjo bën që të kufizohet rrjedha e oksigjenit në fetus.

Benefitet e pastrimit të membranës

Pastrimi i membranës është zbuluar të jetë një teknikë mjaft efektike në nxitjen e lindjes te shumë gra shtatzëna.Efektet nuk janë spontane, megjithatë, procedura mund të zgjasë disa ditë.

Kjo procedurë përdoret shpesh para ose në vend të teknikave të tjera të induksionit, veçanërisht për ata që mund të preferojnë të shmangin metodat invasive të ndërhyrjes.

Share With:
Translate »
372 Views