Tristan ka një fëmijë të fshehtë? Khloe-s i erdhën në majë të hundës lajmet e tradhtisë, bën veprimin e papritur

Tristan Thompson ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit për shkak të një tjetër tradhtie të mundshme ndaj Khloe Kardashian.

Së fundmi, një vajzë e quajtur, Kimberly Alexander po pretendon se basketbollisti ka kaluar kohë me të edhe pse u bashkua sërish me Khloe. Ajo ndau në rrjetet sociale një imazh, ku vihet re se Kardashian i ka shkruar asaj në “Instagram”.

Ndërkohë, një burim afër yllit të “KUWTK” ka thënë se fotoja është e modifikuar, pasi kjo e fundit nuk i ka shkruar në rrjete sociale.

“Ajo e ka bërë sikur Khloe i ka shkruar, por ajo asnjëherë nuk e ka bërë këtë gjë”, thuhej nga burimi.

Khloe Kardashian është ngopur me ngacmimet nga gruaja e cila ndër të tjera pretendon se Tristan Thompson është babai i fëmijës së saj dhe kërcënon të padisë gruan nëse ajo nuk ndalet.

 “Ju vendosni fjalë në gojën e saj që ajo kurrë nuk i tha dhe që nuk do t’i thoshte. Ju e falsifikuat të gjithë gjënë. Dhe tani e keni pranuar publikisht”, thuhet në kërcënimin ligjor.

Avokatja e Kardashian ka përcaktuar një afat kohor duke thënë se djali i Alexander ishte 7 vjeç në kohën kur ajo i kërkoi Thompson një test atësie, të cilin ai e bëri dy herë, dhe sipas saj, rezultatet ishin të qarta, ai nuk ishte babai.

Një ndër pretendimet e Alexander ishte se laboratori që bëri testin ishte një “objekt i lidhur me Kardashian” dhe për këtë arsye kishte dalë ai rezultat.

Nga ana tjetër, avokatja e Kardashian i ka hedhur poshtë këto pretendimeve duke thënë:

“Nuk është diçka e tillë. Është një nga laboratorët më me reputacion në vend dhe avokatët tuaj e aprovuan atë dhe pranuan rezultatet e testit”.

Në kërcënimin ligjor të së martës, avokatja e Khloe pretendon se Alexander refuzon të pranojë rezultatet e atësisë dhe në vend të kësaj vazhdon ta ngacmojë Khloe.

Kardashian ka kërkuar që ajo ta ndalojë shpifjen ose ngacmimin e saj në rrjete sociale dhe gjetkë ose të përballet me një proces gjyqësor.

Share With:
Translate »
301 Views