Sot lindi Lilibet Diana, kuptimi i emrit të vajzës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex!

Meghan Markle dhe Princi Harry ndanë sot me botën lajmin e ëmbël. Vajza e tyre Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor erdhi në jetë ditën e premte.

Lilibet Diana është një bashkim emrash. Lilibet është një nofkë që iu vu mbretëreshës Elizabet, pasi ajo nuk e shqiptonte dot emrin e saj kur ishte fëmijë. Babai i saj, mbreti George VI, thoshte: “Lilibet është krenaria ime. Margaret është gëzimi im.”


Ndërsa emri i mesëm i Lil, Diana u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të ndjerë, Princeshën e Uellsit.

Sot lindi Lilibet Diana, kuptimi i emrit të vajzës së Dukës

Mountbatten-Windsor është mbiemri që familja ka zgjedhur të përdorë, i cili u vendos për nder të dikujt shumë të veçantë dhe të dashur që u largua nga kjo botë në prill, princit Philip.

Lilibet është stërmbesa e 11-të e mbretëreshës. Ajo është e para stërmbesë e Dukës së Edinburgut që lindi që nga vdekja e princit Philip në prill.

Sot lindi Lilibet Diana, kuptimi i emrit të vajzës së Dukës

E sata është në radhë për fronin Lili?

Princi Harry është i 6-ti në radhë për fronin pavarësisht largimit nga mbretëria. Ndërkohë që Archie është i 7-ti në radhë për fronin, motra e tij e vogël Lili është e 8-ta. Shtatë vendet e para në linjën e trashëgimisë mbeten të pandryshuara: Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis, Harry dhe Archie Mountbatten-Windsor dhe më pas Lili./K.C/dritare.net

Sot lindi Lilibet Diana, kuptimi i emrit të vajzës së Dukës

Share With:
Translate »
416 Views