Një videomesazh dhe Mariza Ikonomi shpërtheu në lot në studio

Teksa në studio u shfaq një fotografi ku Mariza mbante në krah të motrën, ajo duke buzëqeshur kujtoi se kur ishin të vogla i thërrisnin Olio dhe Stenlio.

Ajo tha se motrën e ka bekim të madh dhe e do shumë, “Është një shembull shumë i mirë, është shoqja më e mirë”, tha Mariza. Më tej shtoi se Zoti e do aq shumë sa i ka dhënë një familje të mrekullueshme dhe tha si ato janë engjëj mbrojtës të njëra-tjetrës.

 

 

Motra i dërgoi nga Las Vegasi një videomesazh bashkë me dy fëmijët e saj, ndryshe nga sa jemi mësuar. Ata kishin zgjedhur t’i këndonin këngën “Telefonatë zemrash” të improvizuar, duke i shprehur dashurinë e madhe që kanë për të. Mariza u emocionua shumë dhe u përlot, ndërkohë foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me nipin dhe mbesën, dhe shtoi se ndonjëherë mërzitet që nuk është pranë tyre.

Shumë e rëndësishme në jetën e Marizës është edhe miqësia, teksa u shfaqën fotografi me mikesha të saj ajo i cilësoi si një nga gjërat më të shtrenjta në jetë. Ajo tha se i vlerëson njerëzit, por mike zemre ka shumë pak.

Share With:
Translate »
336 Views