Thyhet rekordi botëror/ Gruaja sjell në jetë 10 fëmijë njëherësh
Një grua nga Afrika e Jugut pretendon se ka lindur dhjetë fëmijë, e cilësuar si lindja më e madhe në botë ndonjëherë, nëse konfirmohet nga mjekët. Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeç lindi shtatë djem dhe tri vajza me anë të operacionit “Cezarian” në një spital në Pretoria. Kështu është thyer rekordi i mëparshëm që mbahej nga Halima Cisse, nga Mali, që në maj lindi nëntë fëmijë.

Sithole ka lindur dy fëmijë më shumë në krahasim me atë që parashikuan mjekët nga testet paraprake. Lindja erdhi të hënën në një spital të Pretorias dhe lajmi u raportua menjëherë nga mediat lokale. Bashkëshorti i gruas, Teboho Tsotesti tha për mediat se janë shumë të lumtur.