Ndodhi prap! 1 orë pas fillimit të provimit, publikohet në rrjetet sociale teza e matematikës

Maturantët në të gjithë vendin ditën e sotme janë duke zhvilluar testin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës.

Edhe pse nuk është mbyllur ende procesi i testimit të dijeve të tyre, teza është publikuar e plotë në mediat sociale vetëm 1 orë pas fillimit të provimit.

Testi i maturës ka nisur në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

E njëjta situatë ndodhi edhe gjatë zhvillimit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku teza doli 30 minuta pas nisjes së provimit, ndonëse më pas u tha se nuk ishte e njëjta tezë.

Share With:
Translate »
834 Views