8-vjeçarja gjen bombë në mes të rrugës, më pas…

Një vajzë 8-vjeçare në SHBA po luante jashtë kur gjeti një pajisje shpërthyese në mes të rrugës.

Sipas medieve të huaja, Maya Buffington tha se ajo iu afrua objektit duke menduar se ishte një kafshë nga larg, vetëm kur zbuloi se ishte krejt diçka tjetër.

 

“Gjeta një bombë”, tha Maya të enjten për mediumin KCCI.

Vajza nga Ankeny, Iowa, përshkroi se si pajisja ia tërhoqi vëmendjen të mërkurën pak para orës 9:30 të mëngjesit.

“Unë pashë diçka në rrugë që mendoja se ishte një ketër i ngordhur dhe pastaj shkova ta shikoj atë dhe e pashë që nuk ishte një ketër i vdekur”, tha ajo.

“Unë pashë diçka të mbështjellë me shirit dhe karton”, u shpreh tetëvjeçarja.

“Mendova se duhej të largohesha shpejt dhe t’i tregoja nënës time”.

Share With:
Translate »
313 Views